Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë.

Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm shqiptar i vlerësuar ndërkombëtarisht.

Një tjetër poete bashkëkohore, Luljeta Lleshanaku, është një zë jo vetëm i lexuar por edhe i pëlqyer nëpër botë.

Kadare shpesh herë ka qenë pranë fitimit të Nobelit. Për ish-anëtarin e Komitetit të Akademisë Suedeze, Kristoffer Leandoer, Kadare duhet ta kishte fituar çmimin Nobel në fillim të viteve 90’, pasi kjo kohë përkonte me natyrën e veprave të tij.

“Mendoj se akademia e ka humbur mundësinë për ta vlerësuar Kadarenë dhe gjuhën shqiptare për herë të parë, në fillim të viteve ’90. Kjo do të kishte qenë koha perfekte për t’ia dhënë atij çmimin”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Akademia e Shkencave për propozimin vit pas viti të Kadaresë, – i cili është, në fakt, emri më i njohur i letërsisë shqipe në botë -, përdor arsyetimin: Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari.

Përtej këtij arsyetimi, arsyet janë të kuptueshme. Mjeshtëria dhe vlerat e Kadaresë në letërsi janë të padiskutueshme, për më tepër është përkthyer në mbi 45 gjuhë dhe ka fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare.

A e kemi ne një ‘gur’ tjetër për të lëshuar?

Në botën digjitale, enciklopedia është shpërngulur online.

Me një kërkim në Google, në anglisht “famous albanian writers” (autorë të famshëm shqiptarë), shfaqen emrat e autorëve të njohur, shumica prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Nga ata që jetojnë, përveç Kadaresë është edhe një emër tjetër. Në mes të fotografive bardh-e-zi, duket një shkrimtare e cila është në lulëzimin e saj poetik, Luljeta Lleshanaku.

Si duket, një autore bashkëkohore shqiptare është tashmë e njohur për ndërkombëtarët.

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel
Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Lleshakanu ka shkruar librave me poezi dhe një përmbledhje që u botua në 2021. Poezia e saj karakterizohet nga mprehtësia, imazhet e gjalla, gjuha e thjeshtë.

Në 1996 mori çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese “Eurorilindja”. Në 1999 mori pjesë në “International Writers Program” në Universitetin e Iowas.

Luljeta është përkthyer në disa gjuhë, spanjisht, italisht, gjermanisht, polonisht, dhe ka marrë famë jashtë vendit, kryesisht në shtetet anglisht-folëse.

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel
Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Ajo është fituese e PEN-i Anglez, dhe finaliste për çmimin “PEN America 2019”. Në 2019 ishte finaliste për çmimin Griffin, më prestigjiozin e çmimeve letrare në Kanada. Ndërkohë, është e nominuar për Çmimin Europian të Lirisë 2022.

Lleshanaku është aktualisht zëri më i mirë i poezisë shqipe. Nga vlerësimet e deritanishme ndërkombëtare, duket sikur zëri i saj është jo vetëm i përthyeshëm, por përqafohet më së miri në botë.

Autorë shqiptarë që kanë kandiduar për Nobel deri më sot janë Gjergj Fishta, dhe Ismail Kadare, i cili kandidoi rreth 20 herë.

Gjergj Fishta është i pari që kandidoi për Nobel në letërsi nga vendi ynë. Ai u propozua për këtë çmim nga gjermanët, në 1937. I njohur për kryeveprën Lahuta e Malcisë, Fishta ishte një ndër talentet që u la në harresë gjatë 45 viteve të regjimit komunist.

Por, a është gati Akademia e Shkencave të propozojë një tjetër zë për çmimin ndërkombëtar Nobel, përderisa e ka një zë tjetër të vlerësuar jashtë kufijve?


20 COMMENTS

  1. O zot sa me pelqen , qe kjo shkrimtare super e talentuar te nominohet per cmimin Nobel ne Letersi !
    Cdo fjale , cdo varg kesaj i buron nga shpirti , e ka te jetuar , ka njohur nga afer jeten qe e vogel !
    Shpirti i saj eshte nje burim ndjenjash e virtytesh ….!
    Te uroj te arrish majat e dashur Luljeta ! E meriton plotesisht !

  2. Luljeta e meriton cmimin Nobel,per njemije e nje arsye.Eshte ndoshte nder te vetmet qe ka arrit ato suksese fale talentit,mencurise,dinjitetit dhe veprave te saj.Komplimenta e suksese Luli.(Talentet nuk bien nga qielli,ajo eshte ketu e gjalle mes nesh).

  3. Do doja të citoja Eliot Weinbergen:
    Luljeta Lleshanaku është e vërteta dhe papritur shfaqet sie një oaz pas një mali në hënë.
    “ Në shtëpinë time lutja ishte një dobësi,…”
    Faleminderit për përshkrimin e përjetimeve të një brezi që akoma lutet…

  4. Kadareja qe funksionar i lartë i shtetit diktatorial. ..Qe zëvendëskryetar i Frontit Demokratik. Kryetare ishte Nexhmije Hoxha. A mendoni vërtet se i jepet çmimi Nobel një personi të tillë?! Kadareja nuk i tregojë kurre botës e perendimit të vërtetën. Ai i shërbeu diktatures.
    Aty u moren vendimet me varje deri në 1988 për Nelën…e ju akoma përmendni emrin e tij për Nobel?!
    Në çfarë bote jetoni?!

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...


TË FUNDIT

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER