Shkodra nuk është vetëm qyteti i biçikletave, por edhe qyteti i luleve. I pagëzuar si e tillë, rreth 150 tekste këngësh i janë kushtuar shumëllojshmërisë së luleve të cilat mbushin plot ngjyra dhe aromë oborret karakteristike shkodrane.
Luleborë, jargavan e jasemini janë disa nga lulet më të dashura për shkodranët. Euronews Albania ishte në shtëpinë rreth 300 vjeçare të Adnan Mukës, i cili ruan me fanatizëm oborrin karakteritik në cilin ka të mbjella 70 lloje të ndryshme lulesh.
Adnani është 87 vjeç, por në asnjë moment nuk e ndal pasionin e tij për lulet.
“Vargëzimi kur thotë, dashnor t’u bëra ty moj lule. Lulet kanë qenë sinonim edhe i femrave, që është krijesa më e përkryer e botës”, thotë ai.
Tadita e lules në Shkodër ka ardhur shumë vite më parë personat që udhëtonin jashtë nuk sillnin vetëm mallra por dhe lloje të ndryshme lulesh.
“Lulja personifikon një prej karakteristikave që ka edhe Shkodra, mikpritjen. Të shkosh te një dashamirës apo një shok, hyn në obor dhe sheh lulet, që aty e sheh mikpritje”, sipas Adnanit.
Adnani tregon për trëndafilat e shumëngjyrëse që kanë pushtuar me aromë oborrin e tij.
“Këtë e quaj mbretëreshën e trëndafilave. Është aromatike, bëhet edhe shurup. Ka një erë të mirë.”
Jetën e tij ka vendosur kalojë mes lulesh dhe do të refuzonte çdo ofertë për tu zhvendosur në qëndër pasi oborri në të cilin kalon pjesën më të madhe të ditës, është parajsa për të.
“Petale dyngjyrëshe. Për mua kjo është palestra ku mbaj gjallë fizikun, ku bëj verime nga më të ndryshme. Ka një qetësi absolute, jam i zhdukur nga problemet që ka bota”, u shpreh 87-vjeçari.
6 maji është festa e luleve dhe në Shkodër ka një sërë organizimesh nga bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
LEXONI GJITHASHTU