Festivali i filmit, eventi nga ku kaluan yjet botërorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sophia Loren, Brigitte Bardot, Alfred Hitchcock, Kirk Douglas, Sean Connery, Pedro Almodovar, Nicole Kidman, Jean-Claude Van Damme, Johnny Depp të gjithë kanë kaluar në tapetin e kuq duke prekur nga afër festivalin e filmit  në Kanë.

Këtë vit Festivali i famshëm i cili zhvillohet në Kanë të Francës  feston 75 vjetorin, dhe nis këtë të martë.

Nga viti 1946 kur nisi në tapetin e kuq kanë kaluar yjet e kinemasë botërore.

Në garë janë filma nga të pesë kontinentet, autorë e regjisorë.

Qindra filma u shfaqën gjatë 12 ditëve, duke vijuar me një konkurs zyrtar për Palmën e Artë.

Nëse ju e doni kinemanë, ky vend është parajsa është shprehur në vitin 2002 regjisori Tarantino.

“Për mua ky është festivali më i madh i filmit  dhe vendi  ku kërkon për një kinema të mirë” u shpreh në vitin 2004 një tjetër regjizor David Lynch.

Silvestre Stallone në maj të 1990  u shpreh se pas 10 vitesh në biznesin e kinematografisë,  në Kanë e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, aty ku çdo gjë nis, dhe është qendra e kinemasë.

“ Ishte prezantimi im me botës, si artiste, si aktore. Ndiej se karriera ime lindi në atë festival” rrëfeu në 2017 aktorja Jessica Chastain

Festivali i Filmit në Kanë pret eventet më të mëdha në botë për industrinë e filmit.

Dhe Kana ka qenë shpesh edhe  një platformë politike për të drejtat e pakicave dhe për të drejtat e njeriut si në vitin 2018, me lëvizjen #MeToo.

“Ne qëndrojmë së bashku në këto hapa sot si një simbol i vendosmërisë dhe angazhimit tonë për zhvillim”, u shpreh Cate Blanchett, aktore dhe presidente e jurisë.

“Ne jemi të lumtur, është një rastësi, sepse përzgjedhja e një filmi në Kanë është ende një përzgjedhje artistike, këtu janë dy filma ukrainas, njëri prej të cilëve është një film që evokon luftën në Donbass një vit, dy vjet, tre vjet më parë. , por që mund të mendoni se është xhiruar 15 ditë më parë”, tha Thierry Frémaux, Drejtor i Festivalit të Filmit në Kanë.

Juria përbëhet nga 10 figura kryesore nga bota e kinemasë dhe kryesohet nga aktori francez Vincent Lindon, i cili fitoi  Palmën  e Artë të vitit të kaluar. Ata do të duhet të zgjedhin mes 21 filmave në garë.Fituesi do të shpallet të shtunën më 29 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Civici: Mashtruesit financiarë janë gjenialë, gjejnë dobësitë e sistemit

Ekonomisti dhe autori i librit "Mashtruesit financiarë", Ardian Civici thotë se këta persona janë gjenialë, pasi arrijnë që të gjejnë dobësitë e sistemit dhe...

Grevat dhe vonesat në aeroporte çorodisin transportin ajror në BE

Grevat, vonesat dhe mungesa e stafit po e kthejnë transportin ajror evropian në ferr për këtë verë. Shtetasi belg Daniel Rothier është mes viktimave. Udhëtimi...

Lajçak pas takimit me Rakiç: Biseduam për procesin e dialogut

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak vizitoi këtë të mërkurë Mitrovicën e Veriut. Lajçak u takua me ministrin për Komunitete...

TË FUNDIT

Mediat institucione shantazhi, raporti: Gazetarët censurohen, AMA politik

Media në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, edhe pse të garantuara në Kushtetutë nuk kanë gjetur...

Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendngjarja, në kërkim polici

Një punonjës i policisë së Pogradecit është shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit. Agjencia e Mbikëqyrjes...