Ekspozita kolektive “Muri” është çelur për të dytin vit. Këtë radhë ka bërë bashkë 11 artistë të gjinive të ndryshme nga piktura në grafikë, qeramikë e kuruar nga shkrimtari Rudi Erebara.
“Muri është vendi ku duhet të vlerësojmë gjithçka. Muri është ngritja e njeriut mbi katërkëmbëshat, sepse njeriu ka ndërtuar murin për veten”, tha ai.
Arben Meksi këtë radhë ka ardhur me 4 punime në karikaturë, duke zgjedhur të trajtojë tematikat globale. Për Meksin, gjinia e karikaturës nuk është në momentet më të mira.
Ardian Devolli, rrëfen më shumë për ekspozitën Muri dhe si shkrihen dhe dialogojnë punët e secilit artist në galeri.
“Duke e parë në tërësi ekspozitën, mendoj se vizitori do mebetet i kënaqur, sepse kalon nga një situatë në tjetrën. Ka punë shumë të mira”, u shpreh ai.
Ekspozita kolektive do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në galerinë “Kalo”.
LEXONI GJITHASHTU