Java kulturore greke në Shqipëri ka sjellë një sërë aktivitetesh. Në Tiranë është shfaqur baleti “Miti i Amazonave” që bazohen në lashtësinë e shtetit fqinj.
Nga parku arkeologjik i Bylysit, shfaqja “Miti i Amazonave” u vu mbrëmë në Amfiteatrin e Liqenit. Një shfaqje me motive nga antikiteti ashtu siç janë dhe figurat e grave të asaj kohë, luftarake dhe të bukura. Këto heroina quheshin Amazona dhe nuk ndikuan pak në letërsi apo forma të tjera artistike.
Kjo vepër është konsideruar si një kërcim teatër, pasi rrëfen legjendat e traditës greke nëpërmjet lëvizjes së trupit.
Lufta mes Akilit dhe mbretëreshës Pentesilesë ishte prezente në shfaqjen “Miti I Amazonave”, e cila është zhvilluar në kuadër të javës kulturore grekë në Shqipëri. Java Kulturore Greke zhvillohet në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, që kanë nisur në vendin tone, dhe kanë sjellë në skenën shqiptarë artistë që rrëfejnë më shumë për kulturën e shtetit fqinj.
LEXONI GITHASHTU: