Në një përvjetor ditëlindjeje gjithçka po bëhet gati. Të ftuarit janë veshur me kujdes, dhe po gatuhen pjatat më të shijshme.
Në pamje të parë, familja duket perfekte, deri sa i biri zgjedh të flasë për dhunën që i ati ka ushtruar ndaj tij dhe motrës së vetëvrarë pak kohë më parë.
Teatri Kombëtar ka zgjedhur të flasë më këtë vepër të titulluar “Përvjetori i ditëlindjes”, sjellë nga regjisori Besmir Bitraku. Ndryshe nga çdo shfaqje për ta kuptuar më mirë këtë plagë, regjisori ka zgjedhur të bëjë pjesë të veprës edhe publikun.
“Për mua ishte një kryevepër, duket si një tragjedi shekspiriane. Aty më lindi ideja që vetëm duke e lexuar të jep këtë lloj impakti, po sikur ta përjetosh? Mendova se do ishte shumë mirë që edhe publiku ta përjetonbte sa më fortë këtë emocion”, tha ai.
Fare pak ka zgjedhur Bitraku të ndryshojë nga vepra origjinale e cila flet për një familje të pasur daneze dhe për patriarkun Helge.
“Unë kam bërë edhe një zgjidhje të shfaqjes, që e kam lënë në formë të atillë që publiku nuk bie dakord”, u shpeh Bitraku.
Për kastin e aktorëve që do të sjellin një nga veprat më të vlerësuar në kinematografi, janë bashkuar Tetari Kombëtar me atë eksperimental. Nga kjo e mërkurë deri të dielën, publiku do të mund të shijojë veprën ku nuk lejohen më shumë se 100 spektatorë.
LEXONI GJITHASHTU
Nje shfaqje e jashtezakonshme me nje staf artistesh te mrekullueshem.Suksese regjizorit dhe gjithe artisteve!