Banorët e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër kaluan një ditë ndryshe. Kjo falë organizimit të artistëve të qytetit nën moton “Një natë shkodrane ndryshe për gjyshërit tanë”.
Për një orë, artistët performuan përpara të moshuarve, duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Drejtori i qendrës ku jetojnë të moshuarit tregon se periudha e pandemisë ndikoi negativisht në anën emocionale të tyre e si rrjedhojë një event i tillë sigurisht i ka gëzuar shumë.
Organizatori i këtij aktiviteti social, Mirsad Basha kujtoi se duhet shtuar vëmendja ndaj moshës së tretë.
LEXONI GJITHASHTU: