Viti 2021 ka qenë një vit pozitiv sa i takon rritjes së numrit të shfaqjeve në institucione kulturore, ndonëse numri i spektatorëve mbetet i njëjtë me 2020-tën.
Në vitin që lamë pas në skenë u luajtën 512 shfaqje ose 184 vepra skenike më shumë. Edhe numri vizitorëve në sitet arkeologjike u rrit në mënyrë të konsiderueshme, për shkak të lehtësimit të lëvizjes nga pandemia.
Në 2021-shin u pesëfishua numri i turistëve të huaj duke regjistruar mbi 185 mijë turistë edhe pse 60% të vizitorëve e mbajnë ato vendas.
Sa i takon shpenzimeve lidhur me shërbimet kulturore në 2021 sipas INSTAT ato janë ulur krahasuar me 2020.Në 2021 shqiptarët “kanë kursyer” për shërbime kulturore.
Ato shpenzuan mbi 7 milionë lekë me pak se 2020-tës. Ulje po ashtu kanë pësuar edhe regjistrimet në degët të specifikuara si kulturore. Në vitin 2021-2022 u regjistruan rreth 16 mijë studentë.