Art kundër luftës, pikturat me simbole ukrainase para ambasadës ruse 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Artistë të rinj që aplikojnë artin e rrugës, kanë zgjedhur që para Ambasadës Ruse të pikturojnë kundër luftës në Ukrainë dhe në botë.

Mesazhin kanë zgjedhur ta përçojnë duke vizatuar gratë që sot janë në front të luftës duke lënë pas familjen në emër të lirisë.

“Kemi zgjedhur gratë se duam të jemi në mbështetje të tyre, pasi një grua në fund fare është edhe një nënë. Ndaj menduam të bëjmw një lloj proteste artistike”, thotë Franko Dine, artist.

Edhe në këtë revoltë artistike kundër luftës ato që janë bashkuar janë artistet vajza, që përmes penelit luajnë me simbolikat duke i përkthyer përjetimet e tyre në art.

“Gruaja është roli i vazhdimësisë dhe duke qenë se gruaja zakonisht diskriminohet, këtu jemi për të sjellë edhe një mesazh tjetër për të treguar që edhe gratë bëjnë art rruge”, shprehet artistja Megi Valisi.

Ajo ka zgjedhur që para ambasadës ruse të vendosë këtë imazh:

“Kam një vajzë që ka flamurin e Ukrainës dhe ka pëllumb që e lëshon për liri duke shprehur dëshirën që të mbarojë lufta sa më shpejt”, tregon ajo.

Në këtë aktivitet artistik janë bashkuar edhe persona me aftësi të veçanta.

Pikturat do të qëndrojnë të ekspozuara deri të enjten.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për të promovuar veten

Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të...

Plagosi me thikë fqinjin për motive pronësie, arrestohet 68-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë mesditën e së dielës në lagjen nr.4 të qytetit. Burime nga blutë e qytetit...

Fluks automjetesh Kapshticë, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Numri i hyrjeve është në nivele të larta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku në datën 13 gusht kanë hyrë 7475 shtetas...

TË FUNDIT

1 i plagosur me thikë pas konfliktit mes fqinjëve në Korçë

Konflikti mes dy fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia, pak minuta...

Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka më mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?