Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi artikullin e fundit të prestigjiozes amerikane New York Times, kushtuar aferës së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjes së tij me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se duhet të ngrihet menjëherë një komision hetimor në lidhje me këtë çështje pasi sipas tij është kjo është një aferë që dëmton shtetit.
Meta ndër të tjera u shpreh i bindur se Rama do të largohet nga posti.
“Deklaratat e tij të mbrëmshme ishin tepër skandaloze sepse paska lënë takim me agjentin e lartë të FBI-së thjesht nga një mesazh. Për këtë takim nuk kishte informacion asnjë ambasadë por në dijeni do të ishin persona privatë, bashkëpunëtorë të Edi Ramës, ku në artikullin NYT janë të përfshirë disa herë si personi A si personi B për të gjitha veprimet e tyre bashkëpunuese me agjentin e FBI-së për interesin e Ramës dhe favoret që i kanë bërë atij.
Prokurorët e thonë shumë qartë artikulli për lidhjen mes Ramës dhe agjentit. Përfitimet e paligjshme që ka realizuar ky politika në vend të vendit, të pluralizmit politik, në dëm të shteti dhe me qëllim shkatërrimin e demokracisë e bëjnë me emergjente si asnjëherë tjetër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.”- tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU: