Anila Stefani është e vemja artizane në Myzeqe që po vazhdon traditën e lënë nga të parët, duke krijuar veshjet tradicionale të zonës.
Në tezgjah ka punuar 4 guna në rrëke dhe 20 fustanella të cilat janë ekspozuar në fier bashkë me veshje të tjera të qëndisura 70 vite më parë.
Mungesa e artizanëve rrezikon traditën e krijimit të kostumeve tradicionale, megjithëse Anila Stefani po punon për të trashëguar sekretin mjeshtëror të vajzat e reja.
“Kam më shumë se 15 vjet që punoj me veshjet myzeqare. Duke parë që në Fier nuk e kishim një qëndistari të tillë për veshjet kostume tradicionale të Myzeqesë, fillova pak nga pak duke arritur gjithmonë origjinalitetin, duke punuar me specialistët, të cilët kam pasur një ndihmëse të madh e duke marrë modele origjinale sidomos te shtëpia e kulturës ku unë punoj aktualisht, kam marrë modele origjinale edhe nga muzeu historik të Fierit ne bashkëpunim me atë kam arritur të prodhoj origjinalet, duke mos evidentuar dhe ndryshuar modele duke qëndruar identik në origjinalitet. Pasi sot kanë filluar shumë imitime, e kanë kthyer si një treg pune”, rrëfeu ajo.
Një mënyrë që specialistët kanë gjetur për ta afruar më shumë tek te rinjtë, kanë qenë nëpërmjet projekteve mësimore.
“Duam që të na vijmë sa më shumë, të rinjtë duhet të jenë të motivuar për këtë pjesë, mbase është ajo që nuk e shikojnë si pjesë punësimi. Pasi artizani nuk I ka dhënë fuqi kësaj pjese”, tha Anila.
Anxhela Vrusho, është lidhur me traditën qëkur shikonte gjyshen se si punonte. Sot ajo po mëson se si ta mbaj gjallë të vjetrën.
“Është një gjë që më ka pëlqyer duke parë punimet e gjyshes duke parë punime të Nilës e më kanë shtuar dëshirën që unë ta mësoj këtë pasion këtë punë si qëndisje. Është diçka që më ka bërë shumë konioze që të dimë mbi traditën tonë mbi mënyrën e punimit të punëve është diçka që e shijoj si perspektivë për të ardhmen time. Pse jo të mos krijojmë në të ardhmen një atelie ku mund të mësojnë goca që të mësojnë mbi traditën, mbi zanatin mbi qëndisjen, është diçka, një pasion shumë i bukur”, tha Anxhela.
Mësuesja Valbona Kajusha në shkollën ‘Mark Dashi’ mban gjallë së bashku me nxënësit traditën.
“Me punën këmbëngulëse të nxënësve të tonën së bashku me prindërit të cilët kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm, ne arritëm të krijojmë këto kostume të cilat përdoren për të gjitha aktivitetet shkollore. Ju jemi mirënjohës nxënësve, prindërve të tyre. Dëshira jonë shumë e madhe është që ne të krijojmë dhe gunën me rrëke, pasi e dimë që ajo është një vlerë e padiskutueshme jo vetëm për krahinën tonë, por edhe gjithë Shqipërinë, Ballkanin Evropën dhe me gjerë”, tha Kajusha.
Nxënësja e klasës së nëntë Dea Gjino së bashku me bashkëmoshatarët e saj janë krenarë për projektin që po zhvillojnë.
“Ne kemi dëshirë shumë të madhe për kultivimin, përparimin dhe njohjen e traditave tona, të cilat janë një vlerë e jashtëzakonshme e jona dhe ne duhet ta njohim më shumë dhe ta promovojmë atë edhe në brezat e ardhshëm. Problemi qëndron se ato janë gjithnjë e në zhdukje sepse dhe artizanët dhe profesionistët të cilët i promovojnë dhe i krijojnë këto veshje janë në zhdukje”, u shpreh Dea.
Origjina e kostumeve të kësaj zonë është e hershme, më shumë se 120 vjeçare dhe për studiuesit veshjet tradicionale te zonës së Myzeqesë ndryshojnë nga guna dhe fustanella e Lushnjës.
LEXONI GJITHASHTU: