English

Asgjësohen 1000 fidanë kanabis në Skrapar, në kërkim 39-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Efektivët e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë bërë të mundur asgjësimin e 1000 fidanëve kanabis të mbjella në fshatin Bërsakë, në Njësinë Administrative Leshnje, në Skrapar.

- Advertisement -

Fidanët e hashashit, që ishin të lartësisë 4-5 centimetra, ishin kultivuar në një serë të improvizuar në këtë zonë malore nga një 39-vjeçar, i cili pasi pikasi ardhjen e policisë u largua me shpejtësi drejt zonës së pyllëzuar.

Pas asgjësimit të serës së improvizuar me hashash, policia gjeti dhe sekuestroi afër saj një tjetër sipërfaqe toke ku ishin hapur 500 gropa në formë kubike, gati për mbjellje.

Pas evidentimit të autorit, 39-vjeçarit Oltjon Gjoni, policia është vënë në ndjekje të tij, duke e shpallur atë në kërkim.

Aksioni policor, i koduar “Përrenjas”, u finalizua pas informacioneve të sigurta, të siguruara në rrugë operative.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?