English

Asgjësohen 160 bimë narkotike, arrestohen 2 inspektorë pyjesh dhe kryeplaku

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

2 inspektorë pyjesh dhe kryeplaku i fshatit Seltë në Elbasan janë arrestuar pasi në këtë zonë u gjetën të kultivuara 160 bimë narkotike më 21 qershor.

- Advertisement -

Ata ishin shpallur në kërkim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa tashmë janë në prangat e policisë. Ndërkohë një 53-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka mbjellë fidanët.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në zbatim të urdhrit të prokurorit, kanë ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

  1. Ç., 56 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Gjinarit;
  2. L., 45 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Zavalinës;
  3. B., 55 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Seltë.

Hetimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur në kuadër të veprimeve hetimore të zhvilluara gjatë operacionit policor të koduar “Krasta”, si rezultat i të cilit, më datë 21.06.2023, në një zonë pyjore të fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?