English

Asgjësohen 609 bimë narkotike në malësitë e Krujës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

- Advertisement -

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara të megaoperacionit policor antikanabis, u gjetën të kultivuara 609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe asgjësuar 17 995 bimë narkotike kanabis.

Policia bën me dije se megaoperacioni antikanabis ‘Territor i pastër’ vijon kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?