English

Asgjësohen mbi 4900 rrënjë kanabis, 32 dronë kontrolle nga ajri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

4945 bimë të dyshuara si kanabis janë asgjësuar nga kontrollet e policisë së shtetit në zona të thella malore dhe të pyllëzuara.

- Advertisement -

Për operacionin u përdorën 32 dronë të cilët kontrollojnë zonat nga ajri për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Efektivët zbritën me litarë për të bërë të mundur zhdukjen e rrënjëve. Vetëm një sasi u mor si provë, ndërsa pjesa tjetër u dogj.

Në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër, thuhej në njoftim.

Konkretisht në qarkun Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike, në qarkun Lezhë 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?