English

Ashpërsimi i kodit rrugor, ekspertët: Më shumë edukim se sa rritje të gjobave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të shtunën, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi ashpërsim të kodit rrugor pasi sipas tij aksidentet vrasin 5 herë më shumë se krimi organizuar. Por ekspertët mendojnë se fenomeni i aksidenteve nuk luftohet me fushata momentale, por me një studim të mirëfilltë me bazë edukimin.

- Advertisement -

Këtë vit gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit pritet të 10-fishohet. Ndërhyrje të tjera në kodin rrugor paralajmëroi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke i renditur aksidentet rrugor si një prioritet kryesor për vitin 2020.

“Gjithmonë është ndërhyrë në kodin rrugor në mënyra fikse, ndërkohë që dispozita kalimtare thotë se gjobat indeksohen 1 herë në 2 vjet. Por kodi rrugor duhet zbatuar çdo dite, çdo orë, jo me fushata pasi fenomeni do jetë serish aty”, – thotë Lekë Gjoni, ekspert për sigurinë rrugore

Ndërkohë sipas ekspertit Fatmir Hasho, mbi të gjitha qëndron edukimi, pasi edukimi përmes gjobave ka rezultuar jo efikas ”

“Ministri i Brendshëm dha urdhër që policët të mos qëndrojnë në kryqëzime, tani janë kthyer sërish. Por ato nuk duhet të merren me rregullimin e trafikut, por me shkeljet që ndodhin në syrin e tyre”, – shprehet z.Gjoni

“Ne duhet t’i mëshojmë shumë edukimit, që fillon që në shkollë ose nëpërmjet medias. Ne pamë edhe tani bashkë këmbësor që kalonin me të kuqe dhe po ta pyesim, ai mund të thotë që nuk e di sepse jo të gjithë kanë automjete dhe kanë bërë autoshkollë”, – thotë eksperti Fatmir Hasho.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?