Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka kërkuar verifikim nga Autoriteti i Dosjeve, pas të cili ka rezultuar se nuk ka asnjë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, Gështenja ka shkruar se secili nga personazhet e jetës aktive politike duhet ta nisë nga vetja përpara se t’ia kërkojë këtë kundërshtarit.
“Iu drejtova zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën time dhe të familjarëve të mi. Përgjigja erdhi: ASNJË lidhje me ish Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi! I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ia kërkojmë kundërshtarit. Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin por me moralin! Nuk i duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet!” shkruan Gështenja.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Na falni shqiptarë, keni vuajtur në burgjet e diktaturës”, Alibeaj për dosjet
- Dosjet e ish-Sigurimit, Doçi: Rrëzimi i kallëzimit rëndon pozitën e Metës