English

Asteroidi që po i afrohet Tokës nuk do e shfarosë njerëzimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkencëtarët thonë se titujt sensacional përreth një asteroidi që do i afrohet Tokës në prill nuk janë tërësisht të vërteta.

- Advertisement -

Ata pohojnë se ka një asteroid që pritet të kalojë “pranë” Tokës më 29 prill të 2020-s, por shkencëtari James O’Donoghue thotë se ai nuk e kërcënon njerëzimin.

Asteroidi, i njohur zyrtarisht si 52768, u zbulua në 1998 dhe u vendos në listën e objekteve që do i afroheshin Tokës nga NASA.

Ky objekt ka një diametër prej 4.1 kilometrash, shumë më i madh se një asteroid i zakonshëm, të cilët nuk e tejkalojnë shpesh diametrin prej 100-200 metrash. Diagrami i NASA-s duket se shfaq asteroidin duke kaluar në orbitën e Tokës.

Gjithashtu e vërtetë është se ky objekt është në listën e “asteroideve potencialisht të rrezikshëm”, por ky përkufizim është i përgjithshëm dhe teknik. Nëse doni të lexoni më tepër mbi këtë, klikoni këtu:

O’Donoghue thotë se asteroidet klasifikohen në këtë kategori në bazë të distancës, madhësisë dhe orbitës së ardhshme. Por duke e vënë në perspektivë, ai krijoi një grafik që tregon se çfarë e konsideron Qendra e Objekteve të Tokës së Afërt “një qasje”.

Asteroidi pritet të kalojë në një distancë më shumë se 16 herë largësia që na ndan ne nga hëna.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×