Atalanta arriti të fitojë trofeun e parë evropian në histori, ndërsa mposhti në fianlen e Europa League Leverkusenin, por bergamaskët nuk kanë mbaruar punë ende. Trajneri Gasperini, i cili është ndër më jetëgjatët në Itali, ka pohuar se dëshrion dhe superkupën e Europës. Madje ai ka përzgjedhur kundërshtarin e preferuar, Realin e Madridit. Tekniku ka shprehur dëshirën për tu përballur me homologun e tij Anceloti, ndërsa ka konfirmuar se ka disa oferta në drejtim të tij.
“Në finalen e Champions League ne mbështesim Real Madrid. Nuk kemi asgjë kundër Borussia-s, me të cilën jemi përballur edhe vite më parë në Europa League, por finalen e Superkupës së Europës në Varshavë më 14 gushti me Real Madrid do të ishte më prestigjiozi i mundshëm. Me fitoren në Europë kam marrë oferta edhe nga jashtë, por jo, nuk ka më kohë. Edhe tani kam pasur një ofertë të bukur nga Premier League, diçka e fundit, por Italia më pëlqen shumë”, tha Gasperini.
Finalja e Champions League luhet më 1 qershor në Wembley, aty ku Dortmundi dhe Reali i Madridit luftojnë për trofeun më të rëndësishëm për klube.
LEXONI GJITHASHTU:
- Juventus shpëton sezonin, triumfon në Kupën e Italisë
- Atalanta shkruan historinë, mposht Leverkusenin në Europa League