Mbrëmë u luajtën dy ndeshjet e radhës të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Tottenham-i, i Hoze Mourinjos u mposht minimalisht 0-1 nga ekipi i Laipzig, i cili ushtroi presion gjatë 90-minutave në portën e mbrojtur nga Hugo Loris.
Spërsat, pa dy sulmuesit kryesor, SON dhe Herri Kejn nuk arritën të shënonin në portën e ekipit gjerman. Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi Timo Verner, i cili shndërroi në gol 11 metërshin e shkaktuar nga mbrojtësi anglez Ben Dejvis.
Ndërkohë vazhdon fabula e mrekullueshme e ekipit të Atalantës në sezonin e tyre debutues në Champions League, teksa ekipi italian arriti një fitore 4-1 ndaj spanjollëve të Valencias.
Atalanta është ekip i Bergamos, qytet me 122 mijë banorë dhe 1/3 prej tyre ishte mbrëm në Milano, pasi në stadium gjendeshin 45 mijë tifozë.
Dy golat e mbrojtësit Hatebër, ai i kroatit Iliçiç dhe goli i Froler bënë që zikaltërit të hedhin një hap të sigurt drejt çerekfinaleve. Takimet e kthimit do të luhen në datën 10 mars.