English

Atalanta “shuplakë” Liverpool, Bergamaskët e turpërojnë në “Anfield”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Atalanta është padyshim kryefjala e Europa League sa i përket ndeshjeve çerekfinale, pas asaj fitoreje në transfertë ndaj Liverpool. Skuadra e Gasperinit e kishte përgatitur në mënyrë perfekte sfidën, duke përfituar dhe nga gabimet e kundërshtarit. Avantazhi për italianët erdhi që në pjesën e parë aty ku Scammaca theu ekuilibrat, me sulmuesin 25-vjeçar që do të dyfishonte në fraksionin e dytë. Pasiguria në mbrojtje bëri që të kuqtë, edhe pse patën disa raste shënimi, të pësonin një tjetër gol, me autor Pasaliç, ku u vulos dhe rezultati 0-3.

- Advertisement -

Në përballjet e tjera, Roma mori një fitore minimale në transfertën e San Siros, Leverkusen fitoi në shtëpi, ndërsa edhe Benfica bëri detyrën ndaj Marsejës. Kuqezinjtë e Piolit i patën të gjithë mundësitë për të marrë rezultat pozitiv në shtëpi, por shpërdoruan disa raste të mirë shënimi. Miqtë gjetën golin që në minutën e 17 me Mançinin, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Të ardhur nga stoli, Hofman e Boniface u kujdesën që Leverkusen të vijojë pathyeshmërinë, duke likujduar në ndeshjen e parë West Hamin, në një ndeshje të dominuar nga aspirinat në cdo aspekt. Rafa Silva e Di Maria shënuan dy gola për Benfikën që fitoi ndaj Marsejës në shifrat 2-1, pasi miqtë reaguan me Aubameyang, ndërsa ndeshjet e kthimit luhen më 18 prill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?