English

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë: Policia: Kemi prova shkencore dhe kompjuterike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, ka folur sot në një konferencë për mediat lidhur me hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, i cili u vra mbrëmjen e së dielës me breshëri plumbash pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.

- Advertisement -

Në deklaratën e tij, Alushi theksoi se Policia e Tiranës është angazhuar maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes kriminale. Ai njoftoi gjithashtu se janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do t’i shërbejnë hetimit për të zbardhur këtë krim.

“Në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur ditët e fundit në Tiranë ku u vra me armë zjarri shtetasi Bujar Nasufi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht, duke përdorur metodat speciale të hetimit dhe shfrytëzuar Inteligjencën policore në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje,” tha ai.

Megjithatë, Alushi theksoi se hetimet janë ende në dinamikë dhe janë të natyrës komplekse, prandaj nuk mund të jepen më shumë detaje për momentin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?