English

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, ndalohet një nga autorët e dyshuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka arrestuar shtetasin Redjan Rraja, i dyshuar si një nga autorët e atentatit me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

- Advertisement -

34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës dyshohet si një nga autorët e atentatit me armë zjarri të premten ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe bashkudhëtarit tjetër Pëllumb Muharremi, i njohur për rekordet kriminale, me gjithë ndryshimin e shpeshtë të identitetit.

Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi. 34-vjeçari Rraja u tradhtua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit, i cili u përdor në atentat.

Ndërkohë, detaje të tjera lidhur me atentatin janë bërë publike gjatë ditës së djeshme. Krimet e Rënda kanë marrë nga prokuroria e Durrësit, tri dosje mjaft të rëndësishme; atë të vjedhjes së postës sekrete, grabitjes së prokurorisë dhe dosjen e pronave të gjyqtarit të ndjerë të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Disa fashikuj të këtyre dosjeve, sipas gazetarëve që u referohen burimeve të tyre janë gjetur në makinën e prokurorit Ndoji, por ky fakt nuk është konfirmuar zyrtarisht nga prokuroria.

Prokurori Ardjan Ndoja së bashku me shoferin e tij dhe shtetasin Pëllumb Muharremi u qëlluan të premten pas mesdite me breshëri armësh automatike nga një automjet në ecje përgjatë autostradës Durrës-Tiranë

Ndoji mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Shoferi Andi Maloku është në gjendje më të rëndë. Dyshimet e para janë se atentati ka lidhje me konfliktet e pronave në Gjirin e Lalzit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?