English

Atentati në Lezhë, Lekstakaj u ekzekutua me 4 plumba. Çfarë kapën kamerat e sigurisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin me ngjyrë të zezë, që përdorën autorët e vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj për t’u larguar nga vendi i krimit në Lezhë pasditen e 19 korrikut 2023.

- Advertisement -

Hetuesit po analizojnë me imtësi detajet në video, megjithatë identifikimi i targave të mjetit duket i vështirë.

Makina ku ndodheshin autorët është larguar përgjatë superstradës në drejtim të qytetit të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për vëzhgim të pamjeve të kamerave të sigurisë në një rreze më të gjerë për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve.

Një ditë pas krimit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, përfshirë edhe anëtarë të familjes Nikulaj, por deklarimet e tyre nuk kanë ndihmuar për të zbardhur ngjarjen dhe u lanë sërish të lirë.

Sipas policisë, autori ka qëlluar 42-vjeçarin Lekstakaj nga brenda automjetit. Policia tha se ne drejtim te 42-vjeçari është qëlluar 5 herë me armë zjarri ndërsa 4 prej plumbave e kanë prekur në trup duke i shkaktuar vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?