English

Australi, humb jetën një person pasi sulmohet nga peshkaqeni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një burrë ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen në pjesën Jugperëndimore të Australisë të dielën, kanë raportuar autoritetet vendase.

- Advertisement -

Australia njihet për numrin e lartë të sulmeve të paprovokuara nga peshkaqenët.

Sulmi i së dielës ishte fataliteti i parë për Esperancën që nga 2017, edhe pse sulme të tilla kanë ndodhur gjetkë në Australi.

Tetorin e shkuar, një britanik u kafshua në këmbë teksa një tjetër u lëndua pasi u sulmuan nga një peshkaqen në Verilindje të Australisë.

Mediat australiane raportojnë se burri që u vra të dielën ishte një zhytës profesionist dhe se policia detare është duke kërkuar për trupin e tij, ndërsa një grua është shoqëruar në spital me simptoma shoku.  Nuk është bërë ende e ditur nëse viktima ishte vendas apo turist.

Qeveria Perëndimore Australiane nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për të komentuar mbi ngjarjen ndërsa policia nuk ka pranuar të japë detaje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?