English

Australia konfirmon viktimën e parë nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Australia është bërë vendi më i fundit që konfirmon viktimën e parë nga coronavirusi.

- Advertisement -

Doktorët kanë paralajmëruar se, një përhapje potenciale e virusit mund të ketë efekt në sistemin shëndetësor.

Viktima është një grua që sapo ishte kthyer nga Irani.

Gruaja rreth të 30-ve, po qëndronte e izoluar në shtëpi pas kthimit nga Teherani.

Ajo ishte ndjerë keq më 27 shkurt, ndërsa po shkonte në Melburn me një fluturim nga Malajzia.

Autoritetet tashmë po kërkojnë të vihen në kontakt me udhëtarë e tjerë të avionit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Deri tani në Australi numërohen 26 persona të infektuar me coronavirus, ku 15 persona janë shëruar kurse pjesa tjetër mbetet e izoluar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?