English

Australianët dynden në plazh, pavarësisht paralajmërimeve për coronavirusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht kufizimeve për të mos u grumbulluar në publik, me mijëra australianë u dyndën të plazhi i famshëm “Bondi Beach”.

- Advertisement -

Vendi me 25 milionë banorë ka parë vetëm shtatë vdekje nga coronavirusi, por të infektuarit kanë shkuar në 800 për pak ditë.

Megjithatë, teksa temperaturat kanë shkuar mbi 30 gradë Celsius, banorët kanë nxituar të shkojnë në plazhe si për një herë të fundit, para se të fillojnë kufizimet e pritshme.

Australianëve u është kërkura të qëndrojnë nga 2 metra larg njëri-tjetrit, ndërkohë që grumbullimet në masë janë të ndaluara.

Kryeministri i vendit, Scott Morrison, deklaroi se do të mbyllen të gjitha lokalet dhe restorantet, si dhe u ka kërkuar njerëzve të mos qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Deri tani janë identifikuar 335.000 persona të infektuar në të gjithë botën, dhe 14.600 kanë vdekur.

OBSH u ka bërë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes me larjen e duarve dhe të ruajnë distancën midis njëri tjetrit.

“Coronavirusi duket se po arrin çdo ditë nga një rekord tragjik. Çdo jetë e humbur është një tragjedi”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ai u bëri thirrje edhe të rinjve, që duket se e kanë marrë më lehtë situatën: “Nuk jeni të pamposhtur dhe juve. Virusi mund t’ju mbajë në spital me javë të tëra e madje edhe t’ju vrasë. Edhe po të mos sëmureni vetë, vendimet tuaja mund të caktojnë jetën ose vdekjen e një personi tjetër”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?