Austria ka mbyllur kufijtë e saj për personat që vijnë nga Italia, përveç rasteve të certifikimit se personi nuk është mbartës i COVID-19, teksa Europa përpiqet të frenojë përhapjen më të madhe e vdekjeprurëse jashtë territorit të Kinës.
Austriakët që jetojnë në Itali, aty ku numri i viktimave ka nxitur anulimin e lëvizjeve jo të domosdoshme si dhe ndalimin e grumbullimeve publike, do të riatdhesohen dhe do të vihen në karantinë.
Ata kanë vendosur të implementojnë “një urdhër ndalimi të personave që mbërrijnë në Austri nga Italia, përveç atyre që kanë certifikatë mjekësore,” tha kancelari Sebastian Kurz.
Lëvizja e tij është pjesë e qasjeve të ndryshme që kanë ndërmarrë vendet anëtare të BE për të parandaluar përhapjen e virusit.
Zhvillimet e fundit:
- Kompania ajrore Ryanair ka anuluar fluturimet me dhe nga Italia deri më 8 prill; British Airëays po ashtu ka anuluar shërbimet deri më 4 prill.
- Irani njoftoi se dita e sotme kishte parë dhe numrin më të lartë të viktimave për një ditë, 54 viktima.
- Presidenti i Parlamentit Europian tha se do të punojë nga shtëpia e tij për 14 ditë.
- Izraeli jep urdhër që të gjithë vizitorët do të vihen në karantinë për 14 ditë
- Spanja mbyll gjithë shkollat në Madrid dhe rrethinat e kryeqytetit
- Donald Trump njofton për lehtësime tatimore për t’I dhënë një shtysë ekonomisë amerikane.
- OBSH thotë se “kërcënimi nga pandemia është shumë real”
Nga ky virus janë infektuar deri më tani 113,255 persona, 3,964 kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 62 mijë persona janë shëruar.
Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi të martën për herë të parë që pas shpërthimit të epidemisë epiqendrën e coronavirusit, qytetin e Ëuhanit, si një shenjë e uljes së kërcënimit nga COVID-19 në Kinë, teksa ajo vijon të përhapet nëpër Europë.
Ai u shfaq në televizionet shtetërore duke inspektuar spitalet dhe vullnetarët e komunitetit e më pas duke përshëndetur pacientët përmes një lidhjeje me video.
Kina raportoi vetëm 19 raste të reja gjatë së martës, shifra më e ulët që kur nisi publikimi i të dhënave, më 21 janar.