English

Autobusët urbanë në Tiranë të tejmbushur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çdo ditë qytetarët në Tiranë futën në autobusë urbanë të mbushur përtej kapaciteteve.

- Advertisement -

Ata presin gjatë në stacionet e autobusëve.

Sipas Bashkisë Tiranë, qytetarët duhet të presin në një stacion autobusi nga 3 deri në 13 minuta.

Euronews Albania bëri një vëzhgim të disa linjave urbane në Tiranë, ku pritja shkon deri në 30 minuta.

Vetë qytetarët ankohen si për pritjen në stacione, si për tejmbushjen e autobusëve.

“Shumë problem, 20 minuta, gjysmë ore, njerëz shumë. 100-200 vetë në autobus, në këmbë”, tha një qytetar.

“Nuk diskutohet ulja, po të futesh brenda. Nuk kisha ku të futesha, po pres tjetrin”, u shpreh një tjetër.

“Kam pritur edhe gjysmë ore, dyndje shumë”, tha një tjetër.

Qytetarët detyrohen të qëndrojnë në dyert e autobusëve sepse nuk ka vende, madje edhe me fëmijë me vete.

Këto problematika janë të përditshme dhe të përvitshme për qytetarët. Por, këtë muaj me përgjysmimin e autobusëve problematikat janë më të theksuara. Qytetarët ankohen, operatorët e transportit po ashtu, zgjidhje nuk ka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×