English

Autobusi del nga rruga, të paktën 55 të vdekur në Guatemala

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 55 persona humbën jetën kur një autobus doli nga rruga sot në periferi të kryeqytetit të Guatemalës.

- Advertisement -

Hetuesit nga Ministria e Transportit Publik njoftuan se trupat e 53 viktimave u gjetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një spital lokal konfirmoi se dy pasagjerët që u dërguan atje u nënshtruan plagëve të tyre, raportoi AP.

Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa disa persona janë plagosur rëndë.

Zëdhënësi i zjarrfikësve Edwin Villagran tha se pati një reaksion zinxhir, pas së cilës autobusi doli nga rruga në një përroskë të thellë 35 metra dhe u përmbys nën një urë, duke lënë gjysmën e automjetit në lumë.

Presidenti i Guatemalës Bernardo Arevalo shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve dhe shpalli një ditë zie kombëtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?