Julian Gjoshi, autori i dyshuar për vrasjen e Alfred Dedjas të dielën në Ndroq, do të paraqitet të enjten në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
27-vjeçari, i cili u vetëdorëzua të hënën në polici, ka deklaruar në dëshminë paraprake se qëlloi 50-vjeçarin me pistoletë pasi ky i fundit e ofendonte vazhdimisht. Gjoshi, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, kreu aktin teksa ishte në shërbim prove për armëmbajtje pa leje.
Ky episod është zbuluar gjatë hetimeve mbi komunikimet e zbardhura në aplikacionin SKY, ku rezulton se Gjoshit i ishte kërkuar nga ish-deputeti Jurgis Çyrbja të ndërhynte për të manipuluar armën e sekuestruar nga policia duke “prishur gjilpërën” e pistoletës.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK: Viktima e vrasjes në Ndroq nuk ka lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës
Vrasja në Ndroq, dorëzohet autori i dyshuar, Julian Gjoshi