English

Autoritetet britanike dhe franceze shpëtojnë mbi 220 refugjatë nga Ngushtica e la Manshit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet britanike dhe franceze kanë shpëtuar mbi 220 refugjatë nga Ngushtica e la Manshit në 48 orët e fundit.

- Advertisement -

Të premten në mëngjes, zyra e brendshme e Britanisë pohoi për Euronews se forcat kufitare janë duke trajtuar disa “incidente të vazhdueshme varkash të vogla, duke përfshirë dhe 102 emigrantë, një tjetër rekord refugjatësh të shpëtuar brenda ditës.

Burime nga Doveri kanë thënë për Damon Embling të Euronews se autoritetet britanike kanë ndaluar 2 anije, njëra me më shumë se 20 persona ndërsa tjetra kishte të paktën 10.

Ngjarja vjen pasi 90 refugjatë të cilët udhëtonin në 6 anije të ndryshme u kapën në ujëra britanike të enjten, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një ditë të vetme.

11 refugjatë të tjerë janë shpëtuar orët e para të mëngjesit të së premtes nga autoritetet franceze pasi lëshuan një sinjal që nënkupton se ndodheshin në vështirësi.

Dy prej tyre u transportuan drejt spitalit, por janë në “gjendje  të mirë shëndetësore” tha prefektura detare në një deklaratë.

Rreth 2.758 refugjatë janë përpjekur të kalojnë me varkë Ngushticën e la Manshit në 2019-n, sipas shifrave zyrtare të marinës franceze.

Kjo përfaqëson një rritje prej afro pesë-fish nga viti i shkuar kur 568 refugjatë u përpoqën të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, e cila solli dhe viktimat e para pasi 4 refugjatë humbën jetën duke u përpjekur të kalonin Ngushticën vitin e shkuar.

Ngritja e temperaturave mund të jetë një ndër arsyet që shpjegon rritje e numrin të refugjatëve të kohëve të fundit, thotë Bridget Chapman nga Rrjeti i Veprimit të Refugjatëve të Kentit.

“Personat me të cilët punoj që e kanë përshkruar këtë udhëtim thonë se janë të tmerruar, mendonin se mund të vdisnin. Kishin shumë ftohtë dhe ndiheshin të lehtësuar që tashmë gjendeshin këtu të sigurt”.

“Britania merr përsipër një numër shumë të vogël të njerëzve të zhvendosur në krahasim me shtetet e tjera në botë”, ka shtuar ajo.

Në 2018-n, më shumë se 630 mijë azil kërkues aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në BE, nga të cilët 581 mijë kërkesa ishin për herë të parë, sipas shifrave të Eurostat.

Destinacionet e tyre kryesore janë Gjermania, Franca dhe Greqia. Mbretëria e Bashkuar renditet në vend të gjashtë me 37 mijë persona që aplikonin për herë të parë.

200 refugjatët e bllokuar në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë kërkojnë të hyjnë në BE

Mbytet varka me 11 emigrantë në Turqi, 8 ishin fëmijë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?