English

Autoritetet franceze aktivizojnë 100 mijë forca sigurie për natën e Vitit të Ri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner deklaroi se Franca do të aktivizojë 100 mijë forca policie për të patrulluar në të gjithë vendin gjatë natës së ndërrimit të viteve. Për ti asistuar ata, qeveria ka vendosur të aktivizojë ushtrinë dhe zjarrfikësit.

- Advertisement -

“Nesër mbrëma, do të mobilizohen rreth 100 mijë forca policie në të gjithë vendin tonë natyrisht, edhe në Paris. Gadishmëria në natën e Vitit të Ri nuk do të mungojë. Nga ana tjetër, ka disa momente tensioni që ne duhet t’i ndjekim, dhe në momente të festimeve, forcat tona do të jenë aty të pranishme”, tha ministri i Brendshëm.

Castaner, i cili u takua me oficerët e policisë dhe ushtarët që patrullonin zonën përreth Kullës Eiffel, tha se kërcënimet nga militantët e Shtetit Islamik vijojnë të mbeten një sfidë në Francë, edhe katër vjet pas sulmeve të nëntorit të 2015 që vranë rreth 130 persona.

“Autoriteti i aviacionit civil ndërhyn rregullisht në rolin e tij si drejtues i aksionit të bashkërenduar dhe çdo ditë ne luftojmë terrorizmin, i cili nuk përbën një rrezik specifik, por një rrezik të përhershëm. Për këtë arsye ne jemi mobilizuar gjithmonë kundër këtij kërcënimi” theksoi Castaner.

Turizmi është përmirësuar pas rënies në vitin 2016, ndërsa turistët që vizitojnë Kullën Eiffel shqetësimet e sigurisë i kanë hedhur pas krahëve.

Pushimet e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri janë zakonisht kulmi i sezonit turistik në Francë, por greva gati katër javore e transportit publik mbi reformat e pensioneve ka lënë gjurmët e veta.

Që nga fillimi i grevës më 5 dhjetor, humbja e të ardhurave nga viti në vit në Paris qëndron në rreth 30 për qind për hotele, 40 për qind për kafenetë e baret dhe rreth 50 për qind për restorante, sipas zëdhënësit të federatës së pavarur të hoteleve dhe restoranteve në Francë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?