English

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore: Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Auroritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA), janë pronocuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me COVID-19.

- Advertisement -

“Nuk ka asnjë provë që coronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen coronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që coronavirus është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”, thuhet në deklaratën e EFSA.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, eshte e pamundur qe ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të coronavirusit të ri nga kafshët te njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit si pjesë e Task Forcës për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar COVID-19 ka vënë në zbatim Listën e Verifikimit për OBU përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19. 

1. Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ

2. Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda  ambienteve të punës 

3. Prania e  dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor 

4. Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës 

5. Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi

6. Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin 

7. Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore 

8. Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.                                                                                                    

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?