English

Autoriteti i Aviacionit Civil, rimbursim për fluturimet e anuluara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Coronavirusi COVID-19 ka vazhduar të përhapet në Shqipëri, duke shënuar 12 të infektuar dhe një viktimë në Durrës. Kjo i ka shtyrë autoritetet të marrin masa të shumta, që nga anulimi i fluturimeve e deri te mbyllja e lokaleve.

- Advertisement -

Për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve të cilëve u janë anuluar fluturimet, Autoriteti i Aviacionit Civil, si autoriteti kompetent për të drejtat e pasagjerëve, ka publikuar mënyrat që do të ndiqen për t’i rimbursuar.

“Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve, për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, se sipas parashikimeve të Udhëzimit Nr. 01, datë 26.02.2013, “Për Kompensimin dhe Asistencën e Pasagjerëve në Rastin e Mospranimit në Bord të Avionit dhe Anulimit ose Vonesës Gjatë Fluturimeve” pasagjerët:

  • Kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë

OSE

  • Kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.

“Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email  ose telefon”, thotë njoftimi i AAC-së.

“Në rastet e mos-përgjigjes nga kompania, pasagjerët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve. AAC, pas marrjes së njoftimit (reklamimit të problematikës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të merr masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre”, përfundon njoftimi.

Adresa ku duhet të kontaktohet me autoritetin është [email protected]

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?