Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Rinas, një avion i linjës Lyon-Stamboll është detyruar të ulet pasi një nga pasagjerët ka rerë damarët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, mësohet se personi që ka kryer aktin tronditës është një 40-vjeçar me shtetësi afgane. Sipas njoftimit të policisë ai ka prerë damarët me një brisk, ndërsa avioni ishte në fluturim.
Po sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari afgan, është transportuar në spital, ai po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkuan vetë në polici të pyesnin, si u ndaluan vrasësit e 25-vjeçarit pas 16 vitesh
- “Nesër vuloset historia”, eksperti: Çfarë ndodh me Serbinë në OKB