English

Avioni i nisur nga Londra goditet nga turbulencat, një i vdekur dhe disa të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një fluturim të Singapore Airlines që u godit nga turbulenca të forta.

- Advertisement -

Boeing 777-300ER ishte nisur nga Londra me destinacion Singaporin, por për shkak të turbulencave u detyra të bënte ulje të detyruar në Bangkok.

Në bordin e avionit ishin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë.

“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit dhe si humbi jetën pasagjeri.

Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme.

Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.

Turbulencat janë një fenomen i motit të cilat avionët mund t’i përballojnë vetëm në raste të rralla si kjo e sotmja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?