English

Avokatët e Ilir Beqjas kërkojnë materialet hetimore, shtyhet gjyqi për ish-ministrin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në seancën e kësaj të mërkure, mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë Saspac, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë çështje, çka çoi në shtyrjen e seancës.

- Advertisement -

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Saspac.

Për këtë çështje, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Ilir Beqaj, Ermal Kurtualj dhe Alfred Nikollaj.

Gazmend Haxhia dhe Elton Martini u lanë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën “detyrim paraqitje.

Akuza, për të cilën Beqaj është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar  për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.

Masa e sigurisë është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës

Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.

Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?