Avokati Elvis Çefa deklaroi për “Review” në Euronews Albania se problemet me tokat në bregdet kanë ardhur prej ndryshimit të ligjeve brenda një kohe të shkurtër.
Sipas tij duke dashur të përmirësohet situata janë bërë dëme të mëdha.
“Problemet me tokat në bregdet i ka shkaktuar ndryshimi i ligjeve brenda një kohe të shkurtër. Në kohën kur isha drejtues i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ligji i cili ishte në fuqi ishte më i mirë sepse kishte vëmendje të caktuar nga qeveria,” – u shpreh Çefa.
Me atë ligj, avokati tregoi se kërkesat e subjekteve të shpronësuara pas vitit ‘44 trajtoheshin dhe agjencia funksiononte në një mënyrë ose tjetër.
Çefa shtoi se edhe në atë kohë kishte problematika, por funksiononte diçka dhe kishte një bazë juridike, solide për trajtimin e kësaj çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
- SKEMA| Si vidheshin pronat e bregdetit nga zyrtarët përmes falsifikimit
- Nevila Nika: Regjistri i vitit 1945 ka të vërtetën për pronarët e zonave të jugut
- Prokuroria e Vlorës do hapë një tjetër dosje për tjetërsim pronash, thotë Artan Lame