English

Avokatja zhduket me paratë e kompanisë në Las Vegas, humbet 8 milionë £ në kaziono

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grua në SHBA është akuzuar se ka shpenzuar në kazinotë e Las Vegasit 8 milionë paund nga paratë e kompanisë ku ajo punonte. Në momentin që ndodhi incidenti Sara Jacqueline King , nga Kalifornia, ishte e punësuar si avokate e LDR International Limited, një kompani britanike.

- Advertisement -

“Huadhënësi” e akuzoi punonjësen për përdorimin e fondeve të kompanisë për të jetuar “një mënyrë jetese ekstravagante”. Ai ngriti ndaj saj një padi më 11 shkurt, duke e akuzuar për shkelje të kontratave të shkruara, mashtrim dhe vjedhje civile.

Kompania pretendon se avokatja kaloi gjashtë muaj në Las Vegas, gjatë të cilëve ajo luante kumar 24 orë në ditë.

Sara Jacqueline King mundi t’i siguronte paratë përmes kredive që merrte në emër të kompanisë ku ajo punonte.

Padia zbuloi se kreditë ishin të siguruara me kolateral, që përfshinte makina luksoze, varka, jahte, bizhuteri, monedha argjendi dhe fitime nga kontrata të garantuara nga kompania ku ajo punonte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?