English

Babai dhe 2 djem kërcënojnë shoferin e linjës konkurrente, plagoset 48-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Administratori i një linje furgonash për transport qytetarësh është nën hetim së bashku me dy djemtë e tij.

- Advertisement -

Për motive konkurrence, ata akuzohen se kanë kanosur një shofer të një linje tjetër furgonash. Edhe ndaj këtij të fundit ka nisur një hetim pasi duke mos ndaluar furgonin, ka plagosur lehtë administratorin.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”, për shtetasit M. Xh., 48 vjeç, V. Xh., 23 vjeç, K.Xh., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi M. Xh. (administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve), në bashkëpunim me dy djemtë e tij shtetasit V. Xh. dhe K.Xh., (shoferë të së njëjtës linjë), dyshohet se për motive konkurrence, kanë kanosur dhe tentuar të ndalojnë  shoferin e një furgoni të një linje tjetër, shtetasin K.L.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin, K.L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, (shofer furgoni i një linje tjetër për transport qytetarësh) pasi në tentativë për të mos  ndaluar furgonin shtetasve të lartëpërmendur, ka aksidentuar lehtë shtetasin M.Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×