Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson do të aplikojë për nënshtetësi franceze, sapo të mbyllen bisedimet e Brexit, shkruhej në “Sunday Times”.
Kërkesa e Stanley Johnson, 79, për të marrë nënshtetësi franceze u bë publike nga vajza e tij Rachel përmes një libri të botuar javën e kaluar.
Në librin e saj, Rachel Johnson shkruan se babai “është drejt rrugës për tu kthyer në një qytetar francez, duke qenë se mamaja e tij ka lindur në Versajë”, shkruhej në gazetë. “Ky është një lajm i mirë. Tani edhe unë mund të bëhem franceze”, shton ajo.
Stanley Johnson ishte një ndër zyrtarët e parë britanik, anëtar në Parlamentin Europian dhe më vonë anëtar në Komision.
Kjo solli që fëmijët e tij, duke përfshirë edhe Boris Johnsonin, të kalonin një pjesë të fëmijërisë së tyre në kryeqytetin belg dhe të mësonin frengjisht.
Si djali i tij Boris, Stanley Jonson është përfolur shumë dhe kohët e fundit ai sfidoi qeverinë ndaj rregullave për të ndejtur në shtëpi si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
“Boris tha se ne duhe t’i shmangnim klubet por nëse do më duhet të shkoj në një të tillë, unë do të shkoj” tha ai për ITV javën e kaluar.
Qeveria ka urdhëruar mbylljen e pubeve, restoranteve, teatrove, kinemave, ambjenteve sportive dhe të gjitha qendrave duke filluar nga mbasditja e të premtes, për të parandaluar përhapjen e COVID-19, i cili ka vrarë deri më tani 233 persona në Britani.