English

‘Babai ka qenë përdore me të bijën’, e afërmja e 7-vjeçares: S’po mbahet përgjegjësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ilrjana Kuçana e afërme e 7-vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë në Himarë, tregoi se në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike veç prindërve kanë qenë edhe shumë të afërm të vajzës, të cilët siç tha kanë parë fakte shumë të rënda.

- Advertisement -

Ajo u shpreh se ngjarja nuk ishte neglizhencë prindërimi, teksa tregoi se i ati i vajzës ka qenë përdore me të bijën duke u larë në momentin që është futur skafi i Arjan Tases dhe i ka ndarë.

“Bledi ka qenë përdore me të bijën, kanë qenë bashkë dhe ja kanë marrë nga duart. E imagjinon dot çfarë do të thotë të vijnë e të të marrin fëmijën nga duart. E imagjinon sa të sigurt jemi sot”, tha ajo.

Ajo kërkoi që të mbahet përgjegjësi morale dhe institucionale nga instancat shtetërore lidhur me ngjarjen e rëndë që ka shkatërruar një familje dhe ka tronditur gjithë opinioni publik.

“Nuk dua ta politizoj por kërkojmë mbajtje përgjegjësish morale dhe institucionale. Kryeministri vazhdonte me gjuhë urrejtje kur ende s’kishin mbaruar homazhet për Jonadën. Duhet të dorëhiqeshin të paktën ministri i Brendshëm dhe i Turizmit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi institucionale që kjo mos t’u ndodhë Jonadave të tjera”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×