Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe gruaja e tij Xhill Bajden kanë bërë nderimet e tyre për viktimat nga të shtënat e fundit në Buffalo, New York.
Ndalesa e tyre e parë ishte në një memorial të improvizuar jashtë supermarketit ku ndodhi sulmi.
Një person i armatosur hapi zjarr të shtunën duke vrarë 10 persona, ku pretendohet se ky sulm ka ndodhur për shkak të një urrejtjeje mes personave me motive racore.
Në fjalimin e tij në një qendër komunitare pranë vendngjarjes, Bajden bëri thirrje për ligje më të rrepta për armët dhe u kërkoi amerikanëve të refuzojnë racizmin dhe të përqafojnë diversitetin e vendit.
“Jill dhe unë ju sjellim këtë mesazh nga thellësia e shpirtit të kombit tonë,” tha Biden. “Në Amerikë, e keqja nuk do të fitojë, ju premtoj. Urrejtja nuk do të mbizotërojë dhe supremacia e bardhë nuk do të ketë fjalën e fundit”.
Presidenti shtoi se i dyshuari 18-vjeçar, i cili e kishte identifikuar veten si fashist dhe nacionalist i bardhë në një dokument të postuar në internet, i përkiste “një pakice të urryer”.
LEXONI GJITHASHTU: