Grupi i Bajrave i goditur shtatorin e 2018 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i është deleguar akuzës së Shkodrës. Prokuroria e posaçme SPAK ka shpallur moskopemtecë pas 16 muajsh hetim pasi nuk janë gjetur elementë të grupit të strukturuar kriminal.
11 personat e arrestuar si pjesë e këtij grupi në Tiranë, Shkodër, Holandë dhe Spanjë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës për disa vepra të rënda penale si vrasje, gjobënie , pastrim parash dhe trukim të ndeshjeve sportive.
Në kohën kur u arrestuan, policia deklaroi se ata kishin ndikuar edhe në punësimin e disa persona në drejtori të rëndësishme ne qytetin e Shkodrës. Vendimi i SPAK vjen disa ditë pasi kjo prokurori nuk pranoi që të hetojë dosjen 184 të zgjedhjeve lokale në Dibër.
Prokuroria e këtij qyteti I kërkoi SPAK që ta hetojë, pasi sipas organit të akuzës në Dibër ka elemente të grupit të strukturuar kriminal.
Por, drejtuesi Arben Kraja vendosi të mos e pranojë dosjen, duke e argumentuar me faktin se personat që janë nën hetim nuk janë subjekt I kësaj prokurorie dhe hetuesit e Dibrës nuk kanë kryer asnjë veprim hetimor prej muajit shtator.