Dëshironi të blini një çantë elegante si qese plehrash? Balenciaga me sa duket ka vendosur të bëjë një lëvizje që shumë njerëzve nuk i ka pëlqyer aspak!
Rrjeti është çmendur me komente negative kundër stilistëve spanjollë teksa marka e famshme e luksit po shet qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, e cila quhet “Qeska e Plehrave” ose ‘Trash Bag’ në gjuhën origjinale.
Artikulli do të shitet për çmimin e lartë prej $1.790 dollarë dhe është i disponueshëm në disa ngjyra.
The Kim Kardashian-approved “trash bag bag” has social media in an uproar. https://t.co/tliqhX7OWT
— POPSUGAR (@POPSUGAR) August 5, 2022
Kur u pyet për aksesorin e shtrenjtë, drejtoresha kreative e Balenciaga, Demna Gvasalia, tha për Women’s Wear Daily se “Nuk mund të humbisja një mundësi për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal i modës?”
Njerëzit në rrjete sociale janë tërbuar nga ky veprim duke e quajtur shtëpinë e modës absolutisht jo-sensitive dhe veprimin për të nxjerrë në treg një produkt të tillë ‘absolutisht pa shije dhe të pandjeshëm ndaj krizës aktuale’.
Një përdorues tha: “Ata me të vërtetë po përpiqen të tallen me konsumatorët në këtë pikë.”
Ndërkohë, një tjetër shkroi se: “Kam 40 prej tyre. Janë nën lavamanin tim”.
LEXONI GJITHASHTU: