Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend brenda 10 ditëve të ardhshme, propozimin për ndryshime në ligjin për partitë politike dhe si në Kodin Zgjedhor, për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit që të jenë në politikën aktive.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat.
“Vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimin, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar. Besoj që në 10 ditët e ardshme do jenë depozituar”, theksoi ai.
Balla nënvizoi se do të ketë propozime të tjera në lidhje me paketën e despiunizimit.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha do shpallet së shpejti ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian, sipas Ballës
- Reforma territoriale, Balla i përgjigjet Alibeajt: PS do i fitojë zgjedhjet në 2023
- Berisha: Rama ka frika nga vota e diasporës, nuk e manipulon dot me patronazhistë