English

Balla: Nuk po rriten pagat e deputetëve, por pagat e 189 mijë punonjësve të shtetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në fjalën e tij të mbajtur këtë të enjte në seancën plenare, se nuk po diskutohet rritja e pagave të deputetëve, por rritja e pagave të 189 mijë punonjësve të shtetit.

- Advertisement -

Ai tha se kjo rritje do bëhet sipas hierarkisë dhe sipas kushtetutës.

“Sot nuk po rriten pagat e deputetëve, sot po rriten pagat e 189 mijë punonjësve të shtetit, secilit sipas hierarkisë që ka në pozicionin që ka për detyrën që kryen.

Ne kemi vendosur të aplikojmë këtë sistem, ose hajde të biem dakord të gjejmë një mënyrë tjetër institucionale, të ndryshojmë kushtetutën, por nëse do votohet siç ishte propozimi do binim në kundërshtim me kushtetutën. hierarkia është në varësi të pozicionit që mban.

Në komisione propozimi i qeverisë u ndryshua, më thoni një deputet të opozitës që e kundërshtoi dakordësinë e vendosur  në komision. Të çohet vetëm një nga këta që dolën kundër dhe të thotë se e ka kundërshtuar dakordësinë e vendosur nga komisioni”,-tha Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×