English

Ballkani do 70 vjet të bëhet si BE, BERZH: Duhet bashkëpunim mes sektoreve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipërisë dhe vendeve te Ballkanit do ti duhen 70 vjet të bëhen si vendet e BE-së. Studimi i fundit i BERZH, i prezantuar në samitin e radhës për investimet në Ballkanin Perëndimor, theksoi nevojën e bashkëpunimit të sektorit privat me atë publik për të përshpejtuar barazimin me standardet e jetesës së rajonit me vendet e unionit.

- Advertisement -

Ende ekziston një hendek i madh midis shteteve të Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Gjatë hapjes së Samitit të investime në Ballkanin Perëndimor në Londër, presidentja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renauld-Basso, prezantoi raportin e konvergjencës së standardeve jetësore të vendeve të rajonit me ato të Evropës.

Sipas raportit të BERZH, do të duhet midis 40 dhe 70 vjet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të barazojnë standardet e jetesës me vendet e Unionit.

Zbulimi, sipas Renauld-Basso, nxit nevojën për bashkëpunim jo vetëm të sektorit privat dhe atij publik, por edhe rajonal, ku progresi I një shteti, përbën sukses për avancimin sa më shpejtë për të gjithë rajonin.

 “Gjithashtu bashkëpunimi I sektorit privat me atë publik është I rëndësishëm. Një sistem aksesimi në investime publike sa më transparent jo vetëm do të uli barrën publike por do të mundësoi konvergjencën makroekonomike me Unionin.

Përfshirja e kapitalit privat në projekte infrastrukturore rajonale dhe energjetike, përmes PPP do të përshpejtoj barazimin e standardeve të Ballkanit me BE-në. Duhet të kujtojmë që progresi i një shteti të rajonit, përben një avantazh për të gjithë Ballkanin.”

Kryetarja e BERZH gjithashtu theksoi nevojën e vazhdueshme të luftës kundër korrupsionit, përshpejtimit të procesit të gjelbërimit duke nxitur investimet në fushën e energjisë së ripërtërishme si dhe digjitalizimi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?