English

Ballkani lufton coronavirusin me mungesë mjekësh, strukturash e mjekimesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Spitali kryesor në Serbi që merret me të infektuarit nga coronavirusi duket si një ndërtesë e braktisur, edhe pse nuk  është ashtu, siç vë në dukje redaksia italiane e Euroneës.

- Advertisement -

Me fasadën e rrëgjuar, muret e e zhveshura dhe dhomat plot me shtretër të vjetër metalikë, spitali i sëmundjeve infektive në qendrën e Beogradit ka disa dhjetë-vjeçarë që shërben si simbol i një sistemi shëndetësor që është dukur gjithnjë në prag kolapsi.

Dhe ky spital tani po përballet me epideminë e COVID-19.

“Po s’të vrau coronavirusi, do të të vrasë spitali”, thotë Bane Spasic, një burrë në moshë të mesme që u shtrua kohët e fundit në spital për një infeksion të lehtë.

Edhe pse Europa Qendrore dhe ajo Lindore nuk janë prekur me të njëjtin ritëm si Italia, Spanja dhe Franca, zyrtarët e shëndetësisë në Ballkan ngrenë alarmin për mungesën e stafit, pajisjeve dhe shtretërve.

Vendet e Europës kanë përshtatur një sërë masash, që nga ndërprerja e udhëtimeve e deri te mbyllja e shkollave. Por ekziston frika se numri i ulët i të prekurve nuk tregon shifrat e vërteta të epidemisë në këto zona.

Eksodi masiv i mjekëve drejt perëndimit, sidomos për në Gjermani, mund të krijojë probleme të mëdha në luftën kundër epidemisë.

Mjekëve që kishin dalë në pension u është kërkuar të rikthehen në punë, ndërsa studentët e mjekësisë janë ofruar si vullnetarë, ndërkohë që drejtuesit premtojnë shpërblime të posaçme.

Qeveria sllovene i ka pezulluar studimet e specializimit për mjekët e stazhierët e rinj, që ata t’u bashkohen përpjekjeve për të luftuar epideminë.

Mjekët e diplomura që nuk janë punësuar ende, do të caktohen kudo që të jetë e nevojshme.

Sllovenia, në kufi me Italinë, ka pasur 286 raste të prekurish me coronavirus, dhe një të vdekur.

Sistemet shëndetësore në Shqipëri, Serbi, Bullgari, Bosnje e Maqedoni të Veriut, e madje edhe në zonën perëndimore të Rumanisë, kanë vite që përballen me largimin e mjekëve dhe infermierëve.

Mjekët janë shpërngulur në vende më të pasura, ku paga është më e mirë. Por shumë të tjerë janë mërzitur me sistemin e dobët në vendet e tyre, oraret e tejzgjatura dhe rrogat  modeste.

Në Bullgari, ky janë shënuar dy të vdekur, qeveria ka njoftuar se do të japë 500 euro shpërblim për mjekët e përfshirë në sfidën kundër coronavirusit.

Në Shqipëri, ku numërohen 59 të infektuar dhe dy të vdekur, kryeministri njoftoi se që nga marsi, personeli mjekësor do të paguhet me 1000 euro më shumë, ndërkohë që rroga mesatare në Tiranë është më pak se 450 euro.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, njoftoi javën e shkuar se stafi mjekësor do të ketë 10% rritje rroge, teksa përballen me coronavirusin.

Në vitet e fundit Serbisë i janë larguar rreth 6000 mjekë e infermierë, të cilët janë punësuar në vendet perëndimore. Kjo ka shtyrë qeverinë serbe të prishë një marrëveshje me Gjermaninë për punësimin e infermierëve nga Serbia.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?